AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Barca mend tek Inter,mposht minimalisht Celta Vigon

Barca mend tek Inter,mposht minimalisht Celta Vigon

Me shumë fat, Barcelona ka arritur të marrë tri pikët në ndeshjen kundër Celta Vigo.

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore minimale 1:0 në ‘Camp Nou’, kundër Celta Vigo.

Katalanët arritën të kalonin në epërsi me një gol të Pedri Gonzalez, i cili shënoi pas një gabimi në mbrojtje nga mysafirët, në minutën e 17’.

Barca administroi takimin mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë, për ‘Blaugranat’ kishte magji të Marc Andre ter Stegen dhe fat.

Portieri gjerman bëri tri pritje vendimtare për të mbajtur portën e paprekur. Kurse, në minutat shtesë, Barcelonën e shpëtoi shtylla.

Barcelona kështu kthehet në pozitën e parë në tabelën e La Liga, me pikë të barabarta me Real Madridin (22). Dy skuadrat lidere do të përballen me njëra-tjetrën në xhiron e ardhshme.

Celta Vigo mbetet me 10 pikë, në pozitën e 11.

Resize text