La Liga
Barça fiton ndaj Gironas, ende lider në La Liga
Published
1 month agoon
Barcelona është duke vazhduar me formën e jashtëzakonshme, duke regjistruar fitoren e pestë në pesë të mundshme në La Liga.
Katalunasit shpartalluan në udhëtim Gironan me rezultat të thellë 1:4.
Lamine Yamal vodhi një top nga mbrojtësi kundërshtar më pas e ndëshkoi Gironan për të kaluar Barcelonën në epërsi (30’).
Vetëm shtatë minuta më vonë, Yamal e dyfishoi epërsinë veçse këtë herë u asistua nga Robert Lewandowski (37’).
Forma e njëjtë e Barcelonës vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Ishte Dani Olmo që u përkujdes për golin e tretë pas një asistimi të Koundes (47’).
Kurse, fitoren e vulosi Pedri me një gol të bukur pas asistimit të talentit tjetër Casado (64’).
E tëra që bëri Girona ishte goli i nderit, i realizuar nga Stuanci nga afërsia, pasi mori një pasim të saktë prej Portus (80’).
Barcelona në fakt mbeti me një lojtar më pak shkaku i ndërhyrje të rëndë të Ferran Torresit (86’).
Kësisoj, blaugranasit janë lider në La Liga me 15 pikë të mbledhura, katër më shumë se pozita e dytë Real Madrid, derisa Girona bie në vendin e shtatë me shtatë pikë.
You may like
-
Tuchel në bisedime me Federatën e Anglisë për t’u bërë trajner i ‘Tre Luanëve’
-
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Qipro
-
Zhegrova: Në Prishtinë luajmë për fitore, për kombëtaren vij me kënaqësinë më të madhe
-
Milan njoftohet me humbjen e dytë këtë edicion, mposhtet nga Fiorentina
-
Nuk ka fitues në Vllaznia – Elbasani
-
Man Utd ndalet te Villa, Chelsea barazon me Nottinghamin
La Liga
Ancelotti iu përgjigjet kritikëve, ka disa fjalë për ta
Published
2 weeks agoon
4 October 2024Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes në shtëpi kundër Villarrealit në xhiron e nëntë të La Ligës. Ndeshja në Santiago Bernabeu është nesër më 5 tetor në orën 22:00.
“Ata luajnë shumë mirë, janë gjithmonë të pozicionuar mirë në fushë. Nesër do të jetë një lojë e vështirë, por kjo është një mundësi tjetër për të treguar një fytyrë më të mirë. Ne duhet të marrim veten dhe të luajmë përsëri futboll të mirë”, filloi Ancelotti.
“Të gjithë mund të thonë çfarë të duan, kritikat janë të drejta duke pasur parasysh atë që bëmë ndaj Lille. Duhet të ngrihemi shpejt. Ndonjëherë humbet, asnjërit prej nesh nuk i pëlqen të humbasë por ndodh”, shtoi italiani.
“Ne patëm një ecuri shumë të gjatë dhe mund të kishim menduar se ishim të pathyeshëm, por ky nuk është realiteti. Ne kemi lojtarë që nuk kanë arritur nivelin e tyre më të mirë. Na mungon intensiteti”, tha Carlo Ancelotti.
Carletto foli për mungesën e Kylian Mbappe nga kombëtarja e Francës: “Nuk dua të jap mendimin tim për atë që thonë përzgjedhësit. Mbappe kishte një problem që duket se është zgjidhur, por jo 100%.
Nuk e di çfarë do të thotë të jesh trim. Të gjithë duan të fitojnë pikë këtu. Duhet të përgatitemi sa më mirë”, tha trajneri i Real Madridit për takimin e ardhshëm me Villarrealin në Bernabeu.
La Liga
“Bie” Barcelona, “Katalanasit” turpërohen në transfertën e Osasuna
Published
2 weeks agoon
28 September 2024Ishte turpëruese, pavarësisht se ishte humbja e parë në elitën e futbollit spanjoll për këtë sezon.
“Katalanasit” e Barcelona kanë zhgënjyer totalisht në transfertën e Osasuna, teksa janë mundur me rezultatin e thellë, 4-2, me dominimin e vendasve që u pa që në minutat e para, me dyshen Ante Budimir-Bryan Zaragoza që shënuan nga një gol në minutat 18’ e 28’, për ta mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dyfishtë.
Me fillimin e pjesës së dytë, Barça ngushtoi shifrat me Victor, mirëpo një tjetër gol i Budimir dhe rrjeta e Bretones, në minutat 72’ e 85’ i shkaktoi djemve të Hansi Flick humbjen e parë në LaLiga, të cilët shënuan edhe me Yamal në minutën e 90’-të, por më kot.
Pavarësisht disfatës, “Katalansit” sërish mbeten në vendin e parë të tabelës së renditjes, në kampionatin elitar spanjoll, teksa ndodhen 4 pikë larg Real Madrid të vendit të dytë dhe 6 pikë larg Atletico Madrid të vendit të tretë.
Atletico Madridi me mund të madh ka arritur ta fitojë ndeshjen në udhëtim ndaj Celta Vigos të enjten mbrëma.
Atletico mposhti Celta Vigon me gol në minutat e fundit të ndeshjes që i takoi javës së shtatë të elitës së futbollit spanjoll.
Golin e fitores e shënoi Julian Alvarez. Ai realizoi në minutën e 90-të me asistim të Antoine Griezmannit.
Atletico është ngritur në vendi ne tretë me 15 pikë. Ka dy pikë më pak se Reali I vendit të dytë dhe gjashtë pikë prapa lideres, Barcelonës.
Tuchel në bisedime me Federatën e Anglisë për t’u bërë trajner i ‘Tre Luanëve’
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Qipro
Zhegrova: Në Prishtinë luajmë për fitore, për kombëtaren vij me kënaqësinë më të madhe
Lajmet në Trend
-
Kombetarja e Kosoves6 hours ago
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Qipro
-
UEFA Nations League1 day ago
Zhegrova: Në Prishtinë luajmë për fitore, për kombëtaren vij me kënaqësinë më të madhe
-
Home6 hours ago
Tuchel në bisedime me Federatën e Anglisë për t’u bërë trajner i ‘Tre Luanëve’