Connect with us
Girl in a jacket

Serie A

Barazimi që dhemb shumë, Motta: E pafalshme për nivelin tonë të gabojmë si te goli i parë

Published

on

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli për mikrofonat e DAZN pas barazimit 2-2 në shtëpi kundër Fiorentinës.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë, por jeni një skuadër që nuk di t’i menaxhojë minutat e fundit me pasime…

Do të përqendrohesha më shumë te shënimi i golit të tretë, sot ishte ndeshja perfekte për ta bërë këtë. Nëse nuk e bën, i lë mundësinë kundërshtarit dhe me një rast të vogël ai mund të barazojë.

Diferenca në mentalitet në krahasim me fillimin e sezonit…

Para golit të parë, ishim në një moment të mirë në fushë, por pas tij e ulëm nivelin tonë. Në pjesën e dytë provuam ta vazhdonim sulmin. Ishte ndeshja perfekte për ta mbyllur me golin e tretë dhe më pas mund ta menaxhonim avantazhin si kundër Manchester City.

A meriton notën më negative mënyra si e pësuat golin e parë?

Jam dakord, bëmë një gabim që nuk mund ta lejojmë. Janë gjëra që nuk mund të përsëriten, duke pasur parasysh nivelin tonë.

I pamposhtur për 18 ndeshje, si Antonio Conte. Çfarë keni mësuar si trajner i Juves?

Çdo ditë përmirësohesh, duke menduar kryesisht për mënyrën se si të përmirësosh skuadrën, përballë kundërshtarëve, duke qenë të vetëdijshëm për forcën tonë dhe të të tjerëve. Tani mendojmë për Superkupën, duhet të përmirësojmë disa aspekte dhe vazhdojmë me ato gjëra që kemi bërë mirë.

Vazhdojmë të mendojmë për ndeshjen e ardhshme, si nga fillimi i sezonit. Tani mendojmë për Milanin dhe Superkupën.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text