Connect with us

uncategorized

Barazim i “ëmbël” për Flamurtarin, Apolonia përmbys Vorën

Published

on

Flamurtari dhe Apolonia vazhdojnë garën për ngjitjen në Superiore. Kuqezinjtë nga Vlora e mbyllën në barazim 0-0 duelin shtëpiak ndaj Korabit, por avancojnë më tej falë renditjes më të mirë në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë, skuadra fierake kompletoi një përmbysje të çmendur ndaj Vorës.

Fitorja ishte mundësia e vetme për Apoloninë, që po humbiste 3-1 deri në mesin e pjesës së dytë.

Në fund 3-4 për Apoloninë, që iu fal golave të Hebejës, Maksutit, Omerit dhe nigerianit Anthony Umejiego. Pa vlera rezultuan golat e Prengajt (2x) dhe Raboshtës për Vorën.

Flamurtari do të sfidojë Apoloninë në një “finale” të fortë, e programuar për datën 15 maj. Skuadra që ia del, do të gjejë përballë Laçin e Armando Cungut për biletën e Superiores (19 maj).

Continue Reading

uncategorized

E goditi garuesen 8-vjeçare pasi humbi garën, trajneri kosovar suspendohet nga federata evropiane

Published

on

Trajneri kosovar i taekwondos, Valmir Fetiu, është suspenduar për gjashtë muaj nga federata evropiane e këtij sporti.

Në Evropianin për fëmijë në Tiranë, Fetiu ka goditur me shuplakë garuesen e tij 8-vjeçare, që është edhe vajza e tij.

Incidenti është incizuar dhe bëri bujë të dielën. Të hënën federata evropiane njoftoi se trajneri është suspenduar për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare e vendore.

Vendimin e mori bordi mbikëqyrës i garës me arsyetimin se trajneri ishte “fizikisht agresiv” me garuesen e tij në fund të luftës. Emri i trajnerit nuk është përmendur në vendimin e publikuar.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=