Connect with us

Superliga e Kosoves

Ballkani triumfon ndaj Feronikelit ’74, Malisheva mund Llapin

Published

on

Ballkani ka vazhduar me fitore duke mposhtur në udhëtim Feronikelin ’74, derisa Malisheva shënoi fitore ndaj Llapit.

Kampioni i Kosovës arkëtoi pikët e plota me një triumf 1:3, sfidë ku ishin më të mirë.

Halili me një autogol i dha epërsinë mysafirëve (16’), ndërsa vetëm një minutë më vonë Sunday Adetunji e dyfishoi epërsinë (17’).

Feronikeli tentoi të këndellet duke e ngushtuar epërsinë përmes Sahitit, që ishte i saktë nga pika e bardhë (51’).

Sidoqoftë, braziliani Queven u përkujdes për ta rikthyer epërsinë e dyfishtë me një goditje nga distanca, e cila u devijua dhe përfundoi brenda rrjetës (72’).

Fitoren krejt në fund e vulosi Bernard Karrica (90+4′).

FC Ballkani tani merr kreun e tabelës me 22 pikë ndërsa Feronikeli ’74 qëndron në fund me vetëm tre sosh.

Në anën tjetër, Malisheva e ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultat të ngushtë 2:1.

Valmir Berisha pas vetëm tetë minutave lojë i dha epërsinë Malishevës me një aksion të shpejtë.

I njëjti pastaj dyfishoi epërsinë me një tjetër gol të bukur (29’).

Llapi provoi të kthehet në lojë duke e ngushtuar epërsinë me anë të inkuadruarit Mërgim Cernavërni (64’), por kjo ishte e tëra që ia dolën të bënin.

Malisheva në fakt shënoi mirëpo reagoi VAR-i për ta anuluar për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, Malisheva shkon në koutën e 22 pikëve si vend i dytë në tabelë ndërsa Llapi zë pozitën e gjashtë me 15 sosh.

Superliga e Kosoves

Prishtina e Malisheva iu gëzohen fitoreve të vonshme

Published

on

Si Prishtina ashtu edhe Malisheva i kanë fituar pikët e plota në përballjet ndaj Dukagjinit, respektivisht Gjilanit.

Më interesante është fakti se të dy skuadrat realizuan në minutat e fundit të kohës shtesë për t’i arkëtuar pikët e plota.

“Bardhëkaltërit” triumfuan me rezultat 0:1 në udhëtim te Dukagjini, sfidë që doli të jetë mjaftë e hapur.

Prishtina në fakt shënoi një herë përmes Sunday Akinbule (86’), mirëpo që VAR-i e anuloi shkaku që lojtarit kishte faullur portierin vendas para se ta finalizonte goditjen.

Sidoqoftë, heroi i Prishtinës doli të jetë Leonat Vitija, që realizoi me kokë në aksionin e fundit (90+7’).

Prishtina tani renditet në pozitën e katërt me 25 pikë, ndërsa Dukagjini qëndron në pozitën e tetë me 17 sosh.

Në anën tjetër, Fatijon Bunjaku ia ka fituar Malishevës pikët e plota në udhëtim te Gjilani me një eurogol vollej.

Ndeshja ishte shumë e barabartë me raste nga të dy skuadrat por që iu mungoi finalizimi deri në fund. Kur të gjithë menduan se përfundoi gjithçka, në skenë doli Bunjaku që me një vollej e la të shtangur portierin e Gjilanit (90+6’).

Me këtë fitore, Malisheva merr vendin e dytë në tabelë me 28 pikë kurse Gjilani qëndron në pozitën e gjashtë me 17 sosh.

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Malisheva triumfon ndaj Gjilanit

Published

on

Malisheva ka marrë fitore në frymën e fundit ndaj Gjilanit, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1.

Ka qenë një duel shumë i luftuar me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi.

Gjilani rrezikoi e para me Albin Prapashticën, por që goditja e tij me kokë shkoi pranë portës.

Malisheva u kundërpërgjigj me Valmir Berishën, megjithatë pa sukses.

45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllen me rezultatin e bardhë 0-0.

Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, me Gjilanin që rrezikoi me Bilallin, Rrahmanin e Jarovic, derisa mysafirët u kundërpërgjigjën me Hazrollajn dhe Bunjakun.

E kur pritej fundi i ndeshjes, në skenë doli Fatjon Bunjaku që realizoi një gol spektakolar në minutën e 94-të për 0-1.

Nuk kishte më kohë dhe Malisheva arkëtoi tre pikë në këtë ndeshje ku tani ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 28 pikë, derisa Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 17 sosh.

Në xhiron e ardhshme Gjilani luan në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva pret Feronikelin ’74.

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Superliga e Kosovës me dy ndeshje interesante, Ismet Munishi kërkon ta mposht Prishtinën në Klinë

Published

on

Sot pritet të zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura në Superligën e Kosovës në futboll, të cilat do të nisin me fillim nga ora 13:00.

Në Klinë Ismet Munishi do të kërkojë fitore ndaj Prishtinës me Dukagjinin, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin “18 Qershori”.

Derisa në Gjilani pret në shtëpi Malishevën, që këtë edicion është duke kaluar në form mjaft të mirë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text