Connect with us

Superliga e Kosoves

Ballkani nuk gabon as ndaj Gjilanit

Published

on

Kampioni në fuqi ka regjistruar fitoren e radhës.

Ballkani mposhti 2:0 skuadrën e Gjilanit, transmeton lajmesportive.

Gjatë 90 minutave u zhvillua një ndeshje interesante, me raste shënimi nga të dy skuadrat.

Por, ishin Ballkani që kaluan të parët në epërsi, me anë të Arbër Prekazit, që shënoi autogol, pas gabimit në mbrojtje.

Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Ballkanit.

Ndërsa në pjesën e dytë vendasit kishin më shumë raste, për të dyfishuar epërsinë.

Por, vetëm në minutën e 87` arriti të realizojë Meriton Korenica.

Kështu Ballkani shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e dytë, kurse Gjilani ka 14 në pozitën e 3.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text