Connect with us
SKY

Superliga e Kosoves

Ballkani fiton ndaj Trepca’89

Published

on

Ekipi i Ballkanit ka triumfuar në Suharekë me rezultat 2-0 përballë Trepçës ’89. Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani shënuan në fitoren e “Xhebrailave”.

Kampioni aktual, me 2 ndeshje më pak aktualisht pozicionohet në vendin e dytë në tabelë me 25 pikë të grumbulluara, 2 më pak Drita që për momentin është lidere.

Edhe mitrovicasit kanë 2 duele më pak por radhiten në pozitën e tetë me 10 pikë.

Ndryshe nga Ballkani që triumfoi si vendas, skuadra e Gjilanit u mposht në shtëpi.

“Skifterat” pësuan humbje nga Drenica me rezultat 0-2.

Osman Mëziu dhe Ermal Veliqi realizuan në triumfin e “Shqiponjave të Zeza”, që tani u ngritën në vendin e pestë me 15 pikë, 3 më pak se Gjilani i pozitës katër.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text