Read Time:34 Second

Ballkani ka marrë një tjetër fitore në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka marrë një fitore tjetër në Superligën e Kosovës, në përballjen kundër Ferizaj.
Lojtarët e Ilir Dajës shënuan fitore me rezultatin 0:3 në udhëtim, për t’u kthyer te fitorja, pas humbjes ndaj Dritës.
Mysafirët kaluan në epërsi fillimisht me golin e Rrahmanit në minutën e 43’, kurse në pjesën e dytë gjetën golin edhe dy herë, fillimisht me Bekteshin në minutën 68’ e më pas me Meriton Korenicën në minutën e 76’.
Me fitoren e regjistruar sot, Ballkani shkon në kuotën e 12 pikëve në pesë ndeshje, kurse Ferizaj mbetet me shtatë pikë në pozitën e parafundit.