Connect with us

Superliga e Kosoves

Ballkani fiton ndaj Dukagjinit

Published

on

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, ka shënuar fitore me rezultat 3:1 kundër Dukagjinit.

Golin e epërsisë e realizoi Nazmi Gripshi, nga pika e bardhhë në minutin e 15-të.

Skuadra nga Klina, arriti që ta barazojë rezultatin 1:1, nëpërmjet Vitor Hugos, i cili realizoi në minutin e 44-të.

Kampioni në fuqi, ishte më këmbëngulës në fitore.

Për 2:1 shënoi Almir Ajzeraj, në minutin e 48-të.

E për rezultatin përfundimtar shënoi Blerat Tolaj, Ballkani 3, Dukagjini 1.

Aktualisht, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, është në vendin e parë të Superligës së Kosovës në futboll me 32 pikë.

Ndërkaq, ajo e Armend Dallkut, është e 6-ta me 17 pikë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text