Pas eliminimit shokues nga Liga e Kampionëve nga skuadra modeste e Andorrës, Santa Columa, Ballkani do të luajë ndaj Hamrunin në Ligën e Konferencës.
“Xhebrailat” u turpëruan në “Zahir Pajaziti” kur askush s’e priste, andaj aventurën evropiane do ta vazhdojnë në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm nga Evropa, ku kanë marrë pjesë këto dy vitet e fundit.
Ballkani përballë do ta ketë Hamrunin, pra kampionin e Maltës që pak më parë u eliminua gjithashtu nga Liga e Kampionëve, prej Lincoln Red Imps.
Hamruni deri vonë ishte ekip i panjohur, por tani ka fituar vëmendjen duke fituar titullin kampion në Maltë në tre nga katër vitet e fundit.
Përndryshe, ndeshja e parë do të zhvillohet më 25 korrik në “Zahir Pajaziti”, kurse një javë më vonë e kthimit.