AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Ballkani bën historinë

0 0
Read Time:58 Second

Ballkani ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Shkupit.

Ballkani ka arritur të shkruajë histori, pasi ka siguruar kualifikimin në Ligën e Konferencës.

Suharekasit mposhtën Shkupin 1:0, me rezultat nga të përgjithshëm 3:1.

Shkupi nuk e nisi mirë takimin, pasi nga minuta e 3` është me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Xhelail Abdullai, transmeton lajmi.net.

Ballkani gjatë 45 minutave dominuan ndeshjen, por nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara.

Përveç ndeshjes, vlen të përmendet atmosfera e zjarrtë në tribunat e stadiumit.

Me të dy tifo-grupet që nuk janë ndalur duke përkrahur lojtarët e tyre.

Pavarësisht rasteve kampioni në fuqi i Kosovës, nuk tundi rrjetën në pjesën e parë.

Pjesa e dytë serish më e mirë ishte për vendasit, pasi arritën të gjejnë edhe golin.

Ishte Meriton Korenica, i cili shënoi në minutën e 69` për t`i dhuruar epërsinë Ballkanit.

Pas golit të parë në këtë takim, ekipi i Ilir Dajës po kërkonin edhe të dytin, por nuk arritën të shënojnë.

Gola më nuk u realizuan, por Ballkani arrin të sigurojë një vend në garat evropiane, pasi do jetë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=