AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Babai i Besfort Zenelit: Nuk vjen më te Kosova shkaku i sjelleve të FFK-së ndaj Arbërit

Babai i Besfort Zenelit: Nuk vjen më te Kosova shkaku i sjelleve të FFK-së ndaj Arbërit

Besfort Zeneli më nuk do të luajë për Kombëtaren e Kosovës shkaku i shkeljeve që i janë bërë vëllaut të tij Arbërit, kështu ka deklaruar babai i tij Avni Zeneli për Gazetën Nacionale.

FFK, saktësisht menaxheri Bajram Shala njoftoi të hënën në konferencë për media se anësori që po mahnit në kampionatin suedez e ka refuzuar ftesën.

Sipas babait të tij, vendimi erdhi si pasojë e shkeljeve që FFK-ja i bëri Arbërit. Ai ndër të tjera shtoi se Besforti më nuk ka dëshirë të luajë në fanellën dardane.

“E ka refuzuar ftesën shkaku i disa shkeljeve që iu janë bërë Arbërit”.

“A po e pret Suedinë? Edhe nese nuk marrim ftesë nga Suedia, ka vendos që mos të vjen te Kosova”.

“A mundet të ndryshojë kjo situate? Nuk e di, ai ka vendos mos me ardh në kombëtare”.

I pyetur se për çfarë shkelje e ka fjalën, ai refuzoi të komentojë duke thënë se FFK duhet përgjigjet.

“Për çfarë shkelje e ke fjalën te Arbëri? Me mirë të tregojnë ata (FFK), nënvizoi ai për Nacionalen.

Ndërkohë Kosova e nis kampanjën për Ligën e Kombeve të premten si nikoqir i Rumanisë.

Resize text