AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Atletico Madrid mposht Valencian

0 0
Read Time:41 Second

Një ndeshje mjaft interesante është zhvilluar mes Valencia dhe Atletico Madrid, me fitoren që i takoi mysafirëve.

Skuadra e Atletico Madrid ka marrë një fitore minimale në udhëtimin e saj në ‘Mestalla’.

‘Los Rojiblancos’ siguruan fitoren me golin e shënuar nga francezi Antoine Griezmann.

Griezmann dërgoi topin në rrjetë në minutën e 66’ të takimit, por paraprakisht kishin ndodhur disa zhvillime interesante.

Fillimisht Valencia kishte shënuar me anë të Musah në minutën e 23’, por VAR anuloi golin.

Dy minuta më vonë, Gennaro Gattuso, trajner i Valencia dhe Diego Simeone, trajner i Atletico, u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

Valencia tentoi të barazonte shifrat, por nuk arriti një gjë të tillë dhe doli pa pikë nga ky takim.

Valencia numëron tashmë 3 pikë në 3 ndeshje, kurse Atletico Madrid ka 6 pikë në 3 ndeshje të luajtura.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=