Transfer ZONE
Atalanta kërkon një përforcim për mesfushën, “Bergamaskët” pas “yllit” të Galatasaray
Published
4 months agoon
Sezoni i fundit ishte i tmerrshëm. Pas një aventure të dështuar, tek anglezët e Aston Villa, në Premier League, “fantazisti” italian, Nicolo Zaniolo është rikthyer te turqit e Galatasaray, me “Luanët” e Stambollit, që zotërojnë kartonin e tij, që prej shkurtit të vitit 2023, ku arritën ta transferonin, nga “Verdhekuqtë” e Roma.
Për Zaniolo interesohen disa klube në Itali, teksa së fundmi janë “Bergmaskët” e Atalanta ato që ka bërë një hap përpara, duke arritur akordin paraprak me futbollistin dhe tashmë i mbetet të negociojë me klubin turk, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, bordi i Galata kërkon vetëm 15 milionë euro për kartonin e Zaniolo, shifër kjo lehtësisht e përballueshme nga Atalanta, që pritet të shesë për 4 herë më shumë holandezin, Teun Koopmeiners.
Ndërkaq, vetë Zaniolo e pret me padurim rikthimin në Serie A, aty ku ka bërë edhe sezonet më të mira me fanellën e Romës, teksa Atalanta duket klubi perfekt për të, pasi trajneri Gasperini i jep jo pak prioritet ringritjes në nivelet më të larta të futbollistëve të rinj, siç ishte rasti më i fundit, ai i mesfushorit, Charles De Keteleare, i cili zhvilloi një sezon fantastik pas dështimit te Milan.
You may like
Transfer ZONE
Zyrtare: Ugarte transferohet te Manchester Unitedi
Published
1 month agoon
30 August 2024Manchester Unitedi ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Manuel Ugarte nga Paris Saint-Germain.
United e kishte ndjekur reprezentuesin e Uruguait gjatë gjithë verës, por arritja e një marrëveshjeje vonoi deri në minutat e fundit të afatit kalimtar. Megjithatë, dy skuadrat thuhet se ranë dakord në një marrëveshje prej 51 milionë £ (60 milionë dollarë) në fillim të kësaj jave, duke e liruar Ugarte për të finalizuar transferimin në ditën e fundit të dritares.
Ugarte ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri në vitin 2029 me një opsion për ta vazhduar edhe për 12 muaj të tjerë, konfirmoi klubi anglez.
“Është një ndjenjë e pabesueshme të bashkohesh me një klub të kësaj përmasash; një që admirohet në të gjithë botën,” tha lojtari për faqen e klubit. “Projekti që lidershipi i klubit diskutoi me mua është jashtëzakonisht emocionues; Manchester United është një klub ambicioz dhe unë jam një lojtar ambicioz. Pasioni i tifozëve është diçka që është shumë e rëndësishme për mua; Unë e di se sa të pabesueshëm janë tifozët e United dhe mezi pres të përjetoj Old Trafford. Unë jam dikush që është kaq i vendosur për të pasur sukses; do të sakrifikoj dhe do të jap gjithçka për shokët e mi. Së bashku do të luftojmë për të fituar trofe dhe për të arritur nivelin ku duhet të jetë ky klub”.
Ugarte, 23 vjeç, iu bashkua PSG-së nga skuadra portugeze Sporting CP verën e kaluar, por nuk ishte në gjendje të vendosej si titullar i rregullt nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique. Ai filloi 21 nga 25 ndeshjet e Ligue 1, teksa kampionët francezë vazhduan të nënshkruajnë me Joao Neves nga Benfica në një marrëveshje të madhe parash, duke i hapur rrugën Ugarte për t’u shitur.
Transfer ZONE
Një “veteran” te Bologna, “ylli” gjerman i mbrojtjes pranë kalimit të Serie A
Published
1 month agoon
30 August 2024Me “yllin” italian, Riccardo Calafiori tashmë të transferuar tek Arsenal, “Emiljanët” e Bologna janë në kërkim të një tjetër lideri për prapavijën e tyre, me “Kuqeblutë” e Serie A, që kanë zgjedhur një emër mjaft pikant.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Bologna është vënë pas “veteranit” gjerman, Mats Hummels, me 35-vjeçarin, i cili që prej 1 korrikut është një lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës, me “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.
Hummels kërkohet jo vetëm nga Bologna, por edhe nga “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas, të cilat janë të gatshme të paguajnë liderin e mbrojtjes, plot 3 milionë euro, po aq sa i kërkon, mirëpo duket se Italia do të jetë aventura e radhës për të.
Kjo pasi në media aludohet se qendërmbrotjësi është gati të firmosë një kontratë, 1-vjeçare, për të luajtur në Serie A, teksa me “Emiljanët” ka mundësin të luajë edhe në fazën finale, të UEFA Champions League.
Transfer ZONE
Zyrtare: Taulant Seferi nënshkruan me klubin e elitës turke Bodrum FK
Published
1 month agoon
30 August 2024Taulant Seferin ka nënshkruar për tri vite me klubin turk, Bodrum FK në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi i shqiptar ka nënshkruar kontratë të vlefshme për tre vitet e ardhshme, teksa klubi i tij i ri shpenzoi 1.5 milion euro për transferimin e tij.
Kujtojmë se skuadra që ka shitur kartonin e Seferit është Vorskla Poltava, pasi luante në huazim te Baniyas në Emiratet e Bashkuara Arabe.