AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Atalanta i shpëton humbjes në fund, “La Dea” ndan pikët me Lazio në “Olimpico”

Atalanta i shpëton humbjes në fund, “La Dea” ndan pikët me Lazio në “Olimpico”

Duhej pritur deri në minutën e 88’-të, për të arritur atë qetësinë e brendshme.

Atalanta ka arritur ta mbyllë pa humbje vitin kalendarik, me “Zikaltarëit” e Bergamos që mbyllën gjithçka në barazimin 1-1, në sfidën e mbrëmjes së kësaj të shtune në “Stadio Olimpico”, ndaj Lazio, të vlefshme për javën e 18-të të Serie A.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 23’-të nga “fantazisti” nigerian, Fisayo Dele-Bashiru duke filluar kështu festën e vendasve, festë që u stopua në minutën e 88’-të nga talenti i mesfushës, Marco Brescianini, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një asistimi perfekt të Lookman, duke siguruar 1 pikë për skuadrën e teknikut Gian Piero Gasperini.

Falë këtij rezultati, Atalanta ngjitet sërish në vendin e parë, këtë herë me 41 pikë, vetëm 1 më shumë se Inter, ndërsa Lazio mbetet në vendin e 4-t me 35 pikë. /i.m /abcnews.al

Resize text