AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Asensio afër Manchester United

0 0
Read Time:45 Second

Manchester United është duke e monitoruar situatën e Marco Asensios te Real Madridi.

Sipas asaj që bën të ditur Relevo, “Djajtë e Kuqë” po interesohen për lojtarin dhe janë të gatshëm të ofrojnë hiç më pak se 30 milionë euro për të.

Lojtari u përfol shumë për një largim nga “Santiago Bernabeu” në fillim të merkatos.

Lëndimet e shpeshta, që e kushtëzonin shumë në aspektin e formës së treguar, bënë që lojtari të mos kishte shumë minuta për “Los Blancos” edhe kur ishte i disponueshëm për lojë.

Gjithsesi, trajneri i madrilienëve, Carlo Ancelotti, ka shprehur dëshirën për ta mbajtur në skuadër duke i thënë vetë spanjollit se llogarit në të për sezonin aktual.

Sidoqoftë, Man Utd do ta bëjë përpjekjen e saj për lojtarin.

Siç dihet, prioritet kryesor në ditët e fundit të merkatos për ta është Anthony i Ajaxit, por nuk mund të përjashtohet as ardhja e Asensios. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=