Read Time:25 Second

Ndonëse u përfol gjatë në lidhje me një mundësi të ndërprerjes së bashkëpunimit në mes të Arthur Melos dhe Liverpoolit, diçka e tillë nuk po del të jetë e vërtetë.
Të paktën kështu raporton Fabrizio Romano, sipas të cilit mesfushori është duke punuar që të fitojë minutazhë për ndeshjet e ardhshme me “Të Kuqtë”.
Lojtari vuajti për t’u ambientuar me skuadrën në fillimsezon, por tash e tutje synohet tjetër çështje.
Mbetet të shihet se sa do të përmirësohet në nivel performance lojtari.