Trajneri Mikel Arteta ka këshilluar Arsenalin ta përdorë “dhimbjen” e humbjes së parë në gjashtë muaj si motiv për përballjen ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve.
“Topçinjtë” pësuan humbje me rezultat 2:0 të shtunën, ndërsa rikthehen në “aksion” nesër kundër skuadrës ukrainase.
Arteta në konferencë për shtyp tha se nuk ka nevojë për panik pavarësisht humbjes.
“Pëson humbje, është pjesë e lojës. Të vazhdojmë përpara, ta marrim dhimbjen që e kemi dhe ta përdorim nesër mbrëma”.
“Natyrisht, ne duam të fitojmë në çdo kontekst. Realiteti është se ne e kemi bërë shumë të vështirë për veten tonë atë kontekst”.
“Tashmë ishte shumë e vështirë me numrin e lojtarëve që kishim jashtë dhe orarin dhe ndeshjet që duhej të luanim, por ky është realiteti”.
“Për atë lojë, ne nuk ia dolëm. Mund të kishim bërë dhe mund të ishte një rrëfim shumë i ndryshëm, por realiteti është se nuk e bëmë. Një kontekst tjetër është se ne kemi humbur një ndeshje në gjashtë muaj. Tani duhet të fitojmë sërish”.
Përballja mes Shkahtarit e Arsenalit zhvillohet në Gjermani, shkaku që Ukraina mbetet në luftë.