Arsenal ka shënuar fitore komode në udhëtim te Leicester City, në kuadër të xhiros së 25-të në Premierligë.
“Topçinjtë” i arkëtuan pikët e plota falë spanjollit Mikel Merino, i cili pavarësisht që është mesfushor luajti në pozitën e qendërsulmuesit si pasojë e lëndimeve të Kai Havertz e Gabriel Jesus.
Arsenal ishte me dominuese gjatë tërë kohës por që sulmuesit si Trossard e Sterling dështuan t’i finalizojnë një numër të madh të rasteve.
Leicesteri gjithashtu krijoi disa aksione, megjithatë larg konkretizimit me mbrojtjen e skuadrës londineze që gjithnjë ishte në vendin e duhur.
Ishte Mikel Merino që e zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë pas asistimit të talentit Ethan Nwaneri (81’).
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Merino e vulosi fitoren me një tjetër gol të bukur – veçse këtë radhë u asistua nga Trossard (87’).
Arsenali renditet në pozitën e dytë në Premierligë me 53 pikë, katër më pak se lideri Liverpool, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar derisa Leicester zë pozitën e 18-të me 17 pikë