Connect with us

Premier League

Arsenali e nis furishëm sezonin e ri, fiton në Emirates ndaj Wolverhampton

Published

on

Nënkampioni i Premierligës, Arsenali, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në elitën angleze, duke triumfuar 2:0 në shtëpi ndaj Wolverhampton.

Skuadra e Mikel Artetës ishte shumë më e mirë gjatë tërë takimit, duke krijuar disa raste të rrezikshme, por që edhe Wolves rrezikoi disa herë.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 25-të kur Kai Havertz shënoi me kokë për 1:0, pas asistimit të Bukayo Sakas.

Topçinjtë pa pësuar gol i shpëtoi David Raya me një pritje fantastike, ku ia mohoi golin Joergen Strandit.

45 minutat e parë përfunduan me epërsinë minimale të Arsenalit, teksa në pjesën e dytë u shënua edhe një gol.

Goli i lehtësimit erdhi në minutën e 74-të kur Bukayo Saka shënoi gol të bukur me një gjuajtje të fortë, pasi kishte pranuar një top nga Havertz, për rezultatin 2:0.

Arsenali me një paraqitje të mirë, i mori tre pikët e para, me fitoren 2:0 në Emirates, teksa ndeshja e tyre e radhës do të jetë më 24 gusht kundër Aston Villë në udhëtim.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text