AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Arsenal triumfon ndaj Tottenham me rezultat 2-1 në Premier Ligë, ngjitet në vendin e dytë

Arsenal triumfon ndaj Tottenham me rezultat 2-1 në Premier Ligë, ngjitet në vendin e dytë

Arsenal arriti një fitore të vlefshme ndaj rivalëve të tij, Tottenham, me rezultat 2-1 në raundin e 21-të të Premier Ligës së Anglisë.

Tottenham e hapi rezultatin me golin e Heung-Min Son në minutën e 25-të, pas një gjuajtjeje që preku një lojtar të Arsenal dhe përfundoi në rrjetën e “Topçinjve”.

Në minutën e 40-të, Arsenal barazoi rezultatin. Gabriel Magalhães realizoi një kokëposhtje pas një goditjeje këndi, ndërsa Leandro Trossard shënoi golin e dytë për Arsenal në minutën e 44-të, me një goditje brenda zonës së 11-metërshave.

Me këtë fitore, Arsenal e çoi numrin e pikëve në 43 dhe është në vendin e dytë, 4 pikë prapa Liverpool-it, që ka një ndeshje të shtyrë, ndërsa Tottenham ka ngecur në 24 pikë dhe renditet në vendin e 13-të.

Resize text