Connect with us
SKY

Home

Arsenal nuk di të ndalet

Published

on

Arsenal ka mposhtur Fulhamin.

Ndeshja e xhiros së katërt në Premier Ligë në mes Arsenalit dhe Fulhamit ka përfunduar 2:1.

Pavarësisht rasteve të krijuara nga ekipet, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në 45 minutat e tjerë, ishin mysafirët që kaluan në epërsi.

Mitrovic shënoi në minutën e 56`, për rezultatin 1:0 në favor të Fulham.

Por, ‘Topçinjtë’ nuk u ndalen dhe rikthyen rezultatin.

Fillimisht barazoi Martin Odegaard në të 64` minutë.

Për rezultatin final 2:1 në të mirë të Arsenal u përkujdes Gabriel Magalhaes.

Kështu në katër ndeshje sa ka zhvilluar ekipi i Mikel Artetas, kanë po aq fitore, kurse Fulham pëson edhe humbjen e radhës.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text