Read Time:36 Second

Arsenali ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen ndaj Bodo/Glimt.
Skuadra angleze mposhti minimalisht 1:0 atë norvegjeze.
Gjatë gjithë takimit skuadër më e mirë ishte Arsenali, por arritën të shënojnë vetëm njëherë.
Ishte Bakayo Saka i cili i dhuroi epërsinë ekipit të Mikel Artetas, në minutën e 24`.
Pjesa e parë u mbyll me fitore 1:0 në favor të mysafirëve.
Edhe në 45 minutat e tjera Arsenal ishin më kërkues të golit, por nuk realizuan.
Në anën tjetër edhe Bodo/Glimt ishin të rrezikshëm në disa raste për portën e Matt Truner, por nuk shënuan.
Kështu Arsenali me këtë fitore ka nëntë pikë në vendin e parë, kurse skuadra norvegjeze ka katër në vendin e tretë.