
Arsenali ka fituar ndaj Bournemouth në ndeshjen e xhiros së dytë në Premier Ligë.
3:0 në favor të Arsenal përfundoi ndeshja.
Këtë edicion skuadra londineze po kalon në një formë fenomenale, këtë po e dëshmon ndeshje pas ndeshje.
Ashtu ndodhi edhe sot ndaj Bournemouth, duke e mposhtur lehtësisht.
Në pjesën e parë ‘Topçinjtë’ shënuan dy herë me anë të Martin Odegaard.
Fillimisht në minutën e 5` më pas në të 11- tën.
Në anën tjetër vendasit assesi nuk rrezikuan portën e Aaron Ramsdale.
Edhe në pjesën e dytë Arsenali dominoi, duke shënuar edhe një gol.
Këtë herë ishte William Saliba, i cili pas një aksioni të bukur nga londinezët në minutën e 54` shënoi një supergol.
‘Topçinjtë’ gjetën golin sërish me anë të Gabriel Jesus në minutën e 72`, por që u anulua për pozicion jashtë loje.
Kështu Arsenal regjistron fitoren e tretë në po aq sa ka zhvilluar, kurse Bournemouth pëson humbjen e dytë këtë edicion.