Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Arbnor Morina, analist i ri i emisionit “Favorit”.
Ai foli për Prishtinën, si dhe për aspiratat e një klubi të madh si klubi bardhekaltër.
“Çfarë aspirata ka klubi, titullin, apo të rris lojtarët? Asnjë klub në Kosovë nuk është Barcelonë, për të zhvilluar lojtarë të rinj si “La Masia”. Kualiteti i lojtarëve të sjellur nga jashtë prej Prishtinës nuk ka qenë i duhur”, tha ai.
Ai tha më tutje se Prishtina më herët ka luftuar për titull edhe me lojtarë të rinj, por jo edhe tash.
“Prishtina ka kualitet për Europë, për titull nuk mund të kenë ambicie të mëdha”, shtoi Morina./GazetaExpress/