AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Araujo flet për Lewandowskin

0 0
Read Time:39 Second

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka pranuar se është i kënaqur që nuk do ta ketë përballë këtë herë Robert Lewandowskin.

Pasi shënoi katër gola në pesë ndeshje kundër Barcelonës, si lojtar i Bayernit, Lewandowski u ka dhënë makth mbrojtësve të Barçës gjatë sezoneve të fundit.

Araujo u pyet për mundësinë e përballjes me Bayernin pa Lewandowskin dhe uruguaiani ofroi një përgjigje të sinqertë për situatën.

“Të gjithë i dimë cilësitë e tij. Ne vuajtëm kundër tij në të kaluarën, por tani që ai është këtu me ne, është e jashtëzakonshme”, ka thënë Araujo, transmeton lajmesportive.net.

Ai pritet të startojë në Bavari, por Xavi është i pavendosur për partnerin e tij qendror në mbrojtje, me Jules Kounde dhe Andreas Christensen që të dy konkurrojnë për të startuar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=