AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Antony drejt largimit nga Man Unitedi, befason me klubin e ri

Antony drejt largimit nga Man Unitedi, befason me klubin e ri

Sulmuesi Antony është shumë afër të largohet nga Manchester Unitedi për t’iu bashkuar Real Betisit në formë huazimi.

Skuadra spanjolle e ka bërë brazilianin prioritet për këtë janar, ku pasi iu refuzua oferta e parë, erdhën sërish te Unitedi me një ofertë të dytë, e cila duket e kënaqshme për gjigantin anglez.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, negociatat janë në fazë të avancuara me Antonyn që pritet ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit në La Liga. Braziliani i ka dhënë prioritet Betisit pavarësisht që u kërkua edhe nga klubi grek Olympiacos.

Unitedi do të paguajë një pjesë të pagës së lojtarit, por në marrëveshje nuk do të përfshihet blerja e përhershme në fundin e sezonit.

Drejtori sportiv i Betisit Manu Fajardo edhe pse refuzoi të jepte detaje, shprehu dëshirën për ta mbyllur këtë marrëveshje.

“Një lojtar shumë atraktiv në këtë afat veror. Kam pak për të thënë për karrierën e tij. Antony mbetet ende lojtar i Manchester Unitedit”, deklaroi ai.

Përndryshe, Antony nuk ka vend në formacionin e Ruben Amorim prandaj edhe është pajtuar me vendimin e Unitedit për ta larguar këtë janar për një minutazhë më të lartë diku tjetër.

Resize text