Connect with us

Home

Anglia e Gjermania ndahen në barazim

Published

on

Anglia dhe Gjermania kanë ndarë pikët në një spektakël futbolli.

Në kuadër të grupit të tretë të Ligës A të Kombeve, Anglia dhe Gjermania kanë luajtur baras 3:3.

E para skuadër që kaloi në epërsi ishte ajo e Gjermanisë, e cila gjeti golin përmes penalltisë, të cilën në gol e ktheu Ilkay Gundogan.

‘Panzerët’ shënuan edhe një herë me Kai Havertz, i cili me një super-gol dyfishoi epërsinë e kombëtares së tij.

Pas këtij goli, skena ishte për Anglinë. Anglezët gjetën tre gola të shpejtë, për të përmbysur gjithçka.

Luke Shaw (72’), Mason Mount (75’) dhe Harry Kane (83’ P) i dhanë epërsinë ‘Tre Luanëve’, me një përmbysje spektakolare.

Megjithatë, këto tri gola nuk mjaftuan për të mbytur dëshirën dhe moralin e Gjermanisë.

Skuadra e Hansi Flick gjeti forcën të reagonte edhe një herë. Ishte përsëri ylli i Chelsea, Havertz i cili gjeti golin në minutën e 87’, kur goditja e Gnabry u kthye në këmbët e tij, pas pritjes së Pope.

Nga më meritorët për këtë barazim të Gjermanisë ishte edhe Marc Andre ter Stegen që bëri disa pritje vendimtare.

Me këtë barazim, Gjermania qëndron në pozitën e tretë, me shtatë pikë të tubuara, kurse Anglia mbetet në pozitën e fundit me tri pikë në gjashtë ndeshje.

Italia është e para në grupin 3 të Ligës A, me 11 pikë, kurse Hungaria e dyta, ka 10 pikë.

Continue Reading

Home

Nga Zidane te Ten Hag, trajnerët që janë pa ‘punë’

Published

on

Një listë shumë e gjatë, e cila është vërtet mbresëlënëse. Ka shumë trajnerë që kërkojnë një ekip, duke filluar nga Zinedine Zidane, i cili fitoi gjithçka me Realin (dhe disa herë), por ka qenë praktikisht jashtë fushës që nga viti 2021, dhe duke përfunduar me Massimiliano Allegri, ende në lëvizje pas lamtumirës së tij të stuhishme me Juventus.

Në mesin e “të papunëve” të shkëlqyer nuk janë më Thomas Tuchel dhe Mauricio Pochettino, të bashkuar nga eksperiencat e tyre te PSG dhe Chelsea dhe tashmë trajner i Anglisë dhe SHBA-së, si dhe Jorge Sampaoli, i cili është kthyer në Francë dhe është trajneri i ri i Rennes, ndërsa Joachim Low mbetet ende jashtë, pa ekip që nga largimi nga Gjermania.

Të mos harrojmë Sergio Conceiçao dhe Maurizio Sarri, si dhe Erik ten Hag, i shkarkuar nga Manchester United dhe zëvendësuar nga Ruben Amorim.

Më pas janë Rudi Garcia, Graham Potter dhe Frank Lampard, por edhe Edin Terzic, finalist në Champions League me Borussia Dortmundin dhe Xavi, i larguar nga Barcelona “e tij”.

Në mbyllje të listës, duke përmendur vetëm më të njohurit, Sam Allardyce, Nico Kovac, Igor Tudor, Lucien Favre, Quique Setien, Walter Mazzarri, Rafael Benitez, Jurgen Klinsmann, David Moyes, Julien Stephan, Roger Schmidt, Daniele De Rossi, Davide Ballardini, Mark van Bommel, Patrick Vieira, Urs Fischer, Claude Puel, Leonardo Semplici, Aurelio Andreazzoli, Fatih Terim, Fabio Cannavaro dhe Gabriele Cioffi.

Të gjithë kërcënimet e mundshëm për trajnerët në të gjithë Evropën nëse gjërat shkojnë keq.

Continue Reading

Home

U tërhoq nga garat e Superligës, Feronikeli ’74 sot mban konferencë për media

Published

on

Skuadra Feronikeli ’74, pritet të zhvillojë sot konferencë të jashtëzakonshme për media, nga ora 14:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Kjo pas vendimit për tërheqje përfundimtare nga të gjitha garat e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në njoftimin e skuadrës nga Drenasi, thuhet se vendimi për largim u mor për shkak të pakënaqësisë së madhe me mënyrën e referimit.

Continue Reading

Home

“Dridhet” pankina e Mancinit, Arabia Saudite mendon për trajnerin francez

Published

on

Rezultatet negative kanë bërë që te Arabia Saudite të mendojnë largimin e trajnerit Roberto Mancini. Në kualifikueset e Kupës së Botës, skuadra e drejtuar nga Mancini në 4 ndeshje, ka marrë vetëm 5 pikë.

Drejtuesit e Federatës po mendojnë për pasuesin. Sipas asaj që shkruajnë mediat, arabët duan të ulin në pankinë Zinedine Zidane, me trajnerin francez që është pa skuadër që nga koha kur u “divorcua” me Real Madrid.

Zidane ka refuzuar shumë oferta kohëve të fundit, por një propozim faraonik nga Arabia Saudite mund t’i ndërrojë mendjen. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text