Connect with us

La Liga

Andriy Lunin s’rinovon me Realin, vendos të largohet më 2025

Published

on

Portieri i Real Madridit Andriy Lunin thuhet se është gati për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu” sapo kontrata t’i skadojë verën tjetër.

Ukrainasi iu bashkua Realit në vitin 2018, ndërsa sezonin e kaluar ishte mahnitës pas lëndimit të Thibaut Courtois, duke bërë 31 paraqitje, 14 më shumë se sa kishte zhvilluar në tre kampanjat paraprake së bashku.

Reali i ka propozuar rinovimin e kontratës, mirëpo Lunin ka ndryshuar mendim së fundmi dhe tani preferon të qëndrojë derisa t’i skadojë kontrata, e pastaj të largohet falas.

Duke qenë agjent i lirë, “guardiani” do të ketë më shumë opsione ngase skuadrat e interesuara nuk iu duhet të negociojnë me Real Madridin, të cilët kërkuan 30 milionë euro për ta liruar këtë verë.

Hezistenca e Lunin jo vetëm që është problem për Realin, por po shkakton probleme edhe për të marrë zëvendësimin e këtij të fundit, me Kepa Arrizabalagan e Chelseas që vazhdon të presë thirrjen e madrilenëve.

Kepa kaloi sezonin e kaluar huazim te “Los Blancos”, ku ishte titullar për20 paraqitje, para se ta humbte vendin e portierit kryesor për pjesën e mbetur të sezonit.

Me situatën aktuale, ukrainasi qëndron edhe për një vit, ndërsa Kepa duhet të konsiderojë ofertat nga Arabia Saudite.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text