Connect with us
Girl in a jacket

La Liga

Ancelotti konfirmon lëndimin e radhës të turkut Guler

Published

on

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Arda Guler nuk do të luajë kundër Valencias të shtunën mbrëma, pasi pësoi një tjetër dëmtim në stërvitje. Guler kishte qenë në skuadrën e Real Madridit në dy ndeshjet e fundit, për herë të parë, pas dy lëndimeve të njëpasnjëshme që nga transferimi nga Fenerbahçe.

Megjithatë, ylli turk u pa tw premten duke ushtruar në palestër dhe jo në fushë, duke bërë që trajneri Ancelotti të shpjegojë mungesën e tij.

Fatkeqësisht kjo ndodhi para ndeshjes kundër Bragas. Vazhdon ta shqetësojë, nuk është një gjë serioze… ai është dukshëm në depresion sepse dëshiron të luajë.

Është një hap prapa, por nuk është një rikthim. Ne kemi të gjithë pushimin ndërkombëtar për të rikuperuar sa më mirë që të jetë e mundur”, ka thënë Carlo Ancelotti..

18-vjeçari nuk ka bërë ende debutimin e tij për “Los Blankos”, pasi mbërriti në korrik në një transferim prej 25 milionë euro nga Fenerbahçe.

Pas një dëmtimi të meniskut që kërkonte operacion, problemi muskulor dhe tani në dukje një problem tjetër muskulor, Guler do të punojë sërish me mjekët.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text