Connect with us

Home

Ancelotti : Dëmtimet janë pjesë e futbollit

Published

on

Carlo Ancelotti ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së ditës së nëserme në Champions League përballë Leipzig.

“Galaktikët” nesër do të jenë me disa mungesa të rëndësishme si, Benzema, Modric dhe Valverde, të cilët kanë pasur shumë minuta në këmbë gjatë këtij fillim sezoni.

Tekniku italian u pyet nëse ka frikë për dëmtime akoma më të shpeshta të lojtarëve, po ashtu edhe për frikën e lojtarëve se mos dëmtohen, kur jemi pak ditë nga nisja e Botërorit.

Ancelotti një pyetje të tillë i është përgjigjur edhe disa ditë më parë, ndërsa sonte sërish ka qenë i qartë.

“Frika nga dëmtimet në dhomat e zhveshjes? Dëmtimet janë pjesë e futbolli. ‘Nëse nuk doni të dëmtoheni, rrini në divan’, është një frazqë që u them lojtarëve të mi. Askush nuk ka thënë “nuk dua të stërvitem sepse kam frikë. Unë do t’u thosha ‘qëndroni në shtëpi, ka shumë filma dhe seriale të mira”, është shprehur italiani.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text