Connect with us
Girl in a jacket

UEFA Europa League

Amorim i paralajmëron pesë yjet e Man Unitedit se duhet “të shënojnë më shumë gola”

Published

on

Trajneri Ruben Amorim e ka pranuar se pesë lojtarë të Manchester Unitedit duhet të shënojnë me patjetër më shumë gola.

Golat kanë qenë problemi kryesor i skuadrës angleze, sidomos dyshja Rasmus Hojlnd e Joshua Zirkzee që kanë kushtuar mbi 100 milionë funte.

Amorim i ka mohuar sugjerimet se Unitedi duhet të blejë në janar për t’i rregulluar problemet me gola, sidoqoftë disa lojtarë kanë kualitetin për të kontribuar.

Sigurisht, ka pak shqetësim për këtë situatë. Por, duhet të përmirësohemi si skuadër. Kemi kualitetin e lojtarëve që mund të shënojnë shumë gola”.

“Mund ta shihnit në pjesën e dytë ndaj Ipswich, e kontrolluam posedimin e topit por nuk ishim të rrezikshëm. Ndoshta sepse e kaluam javën duke tentuar të ndërtojmë dhe pjesa tjetër nuk ishte aty”.

“Do të provojmë të përmirësohemi dhe pastaj Hojlund, Zirkzee dhe Rashford do të shënojnë më shumë gola. Edhe Bruno duhet të shënojë më shumë gola. Amad gjithashtu duhet të bëjë më mirë para portës”.

Të gjithë kata duhet të përmirësohen për të shënuar më shumë gola. Duhet të përmirësohemi si skuadër, nuk ka nevojë për një sulmues të ri. Këta lojtarë mund të shënojnë gola”.

Man Unitedi rikthehet në aksion të enjten në përballjen ndaj Bodo/Glimt, kurse në vikend – më saktësisht të dielën takohet me Evertonin.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text