Ruben Amorim ka paralajmëruar Marcus Rashfordin se do të mbetet jashtë skuadrës deri sa të përmbushë standardet e pritura për një lojtar të Manchester Unitedit.
Rashford është lënë jashtë nga skuadra për tre ndeshjet e fundit kundër Manchester City, Tottenham dhe Bournemouth.
Amorim ka sugjeruar që mungesa e tij ka të bëjë me paraqitjet në stërvitje dhe jo nga intervista në të cilën Rashford tha se dëshiron të largohet nga klubi dhe trajneri i United tha se është i lumtur ta lërë 27-vjeçarin jashtë fushës derisa çështja të korrigjohet.
“Kur të ndiej se është momenti i duhur do të ndryshoj diçka deri atëherë do të vazhdoj të mendoj se çfarë është më e mira për ekipin”, tha Amorim kur u pyet për situatën e Rashford.
“Unë flas me të çdo ditë, jo për intervistën, por për performancën. Është vendimi im. Ai dëshiron të luajë. Ai po përpiqet. Është vendimi im, vetëm vendimi im. Unë po përpiqem t’i bëj gjërat sipas mënyrës sime. Dhe është e vetmja mënyrë që e di nëse nuk e bëj këtë, do të humbas veten dhe nuk do ta humbas veten, e di se çfarë po bëj.”
Pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Tottenham dhe Bournemouth, United përballet me Wolves në Boxing Day.
I pyetur se çfarë duhet të bëjë Rashford përpara se të konsiderohet për një rikthim në Molineux, Amorim tha: “Të bëhet versioni i lojtarit më të mirë që mund të jetë. Nëse keni talente të mëdha, performancë të madhe, përgjegjësi të madhe, angazhim të madh, shtyni përpara të gjithë në këtë moment. Dhe disa djem kanë një përgjegjësi të madhe këtu sepse janë këtu për një kohë të gjatë. Kështu që ky është ndoshta një nga momentet më të ulëta në klubi, kështu që ne duhet ta përballojmë atë dhe të jemi të fortë në këtë moment.”
Konferencat për shtyp të Amorimit janë dominuar nga pyetjet rreth Rashford që kur ai u largua nga skuadra për derbin e Mançesterit.
Por ai këmbëngul se sulmuesi anglez nuk po bëhet një shpërqendrim, veçanërisht sepse lojtarët dhe stafi “e kuptojnë” qëndrimin e tij.
“Nuk është [një shpërqendrim] për mua,” tha Amorim.
“Jo për lojtarët e tjerë, sepse të gjithë janë aty çdo ditë gjatë stërvitjes, ata e kuptojnë. Kjo është pika kyçe. Për median dhe për njerëzit e tjerë nuk mund ta kontrolloj këtë. Por unë jam vërtet i përqendruar dhe ata e dinë, unë jam shumë i qartë në mesazhin tim, të gjithë në Carrington e dinë se për çfarë po flas dhe çfarë dua nga Marcus dhe të gjithë të tjerët. Kështu që nuk është një shpërqendrim për ne, ndoshta është për mediat, por ky nuk është shqetësimi im”.