AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Amir Rrahmani flet me fanellën e Napolit

0 0
Read Time:44 Second

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka thënë se nuk do të ketë asnjë problem në përshtatje, ndërsa zbuloi se nuk mendoi asgjë tjetër vetëm të bashkohet me napolitanët kur kuptoi interesimin e tyre. 

Ish mbrojtësi i Hellas Verona nënshkroi në janar dhe menjëherë u huazua përsëri tek klubi që ishte për pjesën e mbetur të sezonit 2019-20.

“Jam agresiv, i fortë në ajër por edhe në tokë, këto janë karakteristikat e mia. Kam luajtur shumë herë në katër mbrojtës prapa, madje edhe për Kombëtaren unë luaj kështu”.

“Unë nuk kam shënuar gol me Veronën, megjithëse shpresoj të shënoj këtë sezon me Napolin”.

26-vjeçari kur kishte zbuluar se Napoli kishte shprehur interesin për të, ai nuk ka pasur më asnjë dyshim se ku do të luajë.

“Para disa muajsh, Napoli tashmë shprehu interesin e tyre. Ata kontaktuan agjentin tim dhe Napoli ishte zgjidhja ime e parë”.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=