Connect with us

Kombetarja e Kosoves

Agim Ademi e përmirëson gabimin, tash e përmend pak Fadil Vokrrin, krahas ish-kryetarëve të tjerë

Published

on

As kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e as shtëpia e futbollit kosovar dhe as Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nuk e kishin përmendur legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në përvjetorin e tetë të pranimit të Kosovës në UEFA.

Injorimi i njeriut më meritor të pranimit të FFK-së në organizatën më të madhe të futbollit evropian kishte ngjallur reagime të ashpra në opinionin e gjerë, shkruan “Gazeta Express”.

E sot, me rastin e përvjetorit të tetë të anëtarësimit të Kosovës në FIFA, kreu i FFK-së e ka përmendur legjendën e futbollit, Vokrri, në një status në rrjetet sociale, krahas ish kryetareve tjerë të FFK-së.

Kësaj radhe edhe FFK-ja në një postim për 8-vjetorin e pranimit të Kosovës në FIFA e ka përmendur Vokrrin, të cilin nuk e përmendi fare ditë më parë në përvjetorin e Kosovës në UEFA.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text