fitues i kompeticionit kryesor të futbollit evropian, Ligës së Kampionëve, Real Madrid sonte ndeshet me triumfuesit e Europa Ligës, italianët e Atalantës.
Në ballafaqimin që zhvillohet në Varshavë, me fillim nga ora 21:00, “mbretërit” zbresin të hendikepuar nga dy mungesa të mëdha, ajo e Alabas dhe Camavingas që janë të lënduar, raporton Klankosova.tv.
Por shumë më shumë mungesa ka në taborin e skuadrës nga Bergamo. Atalanta vuan lëndimin e tre lojtarëve vështirë të zëvendësueshëm, Scamacca, Zaniolo dhe Toloi, sikurse edhe të Scalvinit e Toures. Kurse holandezi Koopmeiners nuk do të jetë në bankë me vendim të trajnerit Gasperini.
Hera e fundit kur një fitues i Europa Ligës ka fituar ndaj atij të Championsit, ka qenë viti 2018, ku pikërisht Reali mposhtej nga rivalët e qytetit të Madridit, Atletico, njofton Klankosova.tv.
Nga ajo kohë, të gjithë fituesit e UCL-së e kanë ngritur lartë trofeun e Superkupës evropiane (2019 Liverpool, 2020 Bayern Munchen, 2021 Chelsea, 2022 Real Madrid dhe 2023 Manchester City).
Në rast se Real Madrid e mposht sonte Atalantën, mund të bëhet skuadra me më së shumti triumfe në Superkupë, pasi deri tani e ka fituar 5 herë, aq sa Barcelona dhe Milani.
Në ballafaqimin sotëm pritet debutimi zyrtar edhe i transferit kryesor te “Los Blancos”, francezit Kylian Mbappe.