Serie A
Tare: Lazio ka mbrojtjen më të mirë, qëllimi ynë është vendi i dytë!
Published
1 year agoon
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, foli për mediet italiane pak minuta para fillimit të ndeshjes kundër Spezias.
Shqiptari theksoi se qëllimi në fillim të sezonit ishte vendi i dytë, ndërsa shtoi se Lazio ka mbrojtjen më të mirë.
“Është e kotë të nënvizosh se sa e rëndësishme do të ishte të përfundonim në vendin e dytë, është një objektiv i vendosur në fillimi i sezonit. Krahasuar me vitin e kaluar, skuadra ka bërë një hap tjetër përpara për sa i përket organizimit, ne kemi numra të rëndësishëm, jemi mbrojtja më e mirë. Ky objektiv është thelbësor për rritjen e projektit të Lazios”-tha drejtori sportiv.
Sa i përket eliminimit nga Europa League në fillim dhe më pas nga Conference League, Tare theksoi se ende nuk e kanë analizuar siç duhet se pse ndodhi.
“Dalja nga Evropa nuk ishte një zgjedhje, kur të bëjmë analizën, do të jemi gjithashtu në gjendje të kuptojmë arsyet pse u larguam si nga Europa League ashtu edhe nga Conference League. Nuk është e lehtë të menaxhosh një sezon në të cilin ndeshjet luhen çdo tre ditë dhe nuk është e lehtë të përgatitesh për ndeshjet.”-deklaroi ai.
You may like
-
Inzaghi: Ndeshja ndaj Juventusin nuk është vendimtare, kemi disa mungesa në mbrojtje
-
Cilët lojtarë të lënduar do t’i mungojnë Juventusit dhe Interit?
-
Dy rivalë në Seria A të interesuar për portierin e Napolit
-
“Perla” e Dimarcos dhe Calhanoglu, Inter merr kreun e Serie A
-
Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit, Lazio dhe Roma ndahen në barazim
-
VIDEO/ Mbrojtësit i japin fitoren Juventusit, bardhezinjtë triumfojnë në shtëpi
Serie A
Milan njoftohet me humbjen e dytë këtë edicion, mposhtet nga Fiorentina
Published
4 days agoon
6 October 2024Skuadra e AC Milan ka pësuar humbjen e dytë në kampionatin italian, pasi u mposht 2:1 ndaj Fiorentinas në javën e shtatë.
Pjesa e parë ishte tejet interesante, ku u shënua një gol dhe u humbën dy penallti, shkruan Indeksonline
Golin për 1:0 e shënoi mesfushori francez, Yacine Adli në minutën e 35’të.
Kurse penalltitë i humbën lojtarët, si: Moise Kean dhe Theo Hernandez.
Në pjesën e dytë, Milani barazoi shifrat në 1:1 me anë të Christian Pulisic. Kurse, Tammy Abraham humbi një 11-metërsh.
Golin për tri pikë për “violan” e shënoi Gudmundsson në minutën e 73’të.
Me këtë fitore, Fiorentina shkon në kuotën e 10 pikëve në pozitën e 11-të, kurse Milani mbetët me 11 pikë në pozitën e 6-të.
Serie A
Juventus pranon golin e parë këtë edicion, Cagliari e ndal në barazim
Published
4 days agoon
6 October 2024Penalltia e konkretizuar në minutën e 88-të nga rumuni Razvan Marin, është goli i parë që skuadra e Juventusit e ka pranuar këtë edicion.
Cagliari e barazoi rezultatin në “Alianz Stadium” të Torinos, duke ia mohuar “Zonjës së Vjetër” fitoren, njofton Klankosova.tv.
Vendasit e morën avantazhin poashtu nga pika e bardhë, përmes serbit Dusan Vlahoviq, por që nuk u mjaftoi për 3 pikë.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Thiago Motta ka dështuar ta kap vendin e dytë dhe t’i rrijë afër liderit, Napolit, raporton Klankosova.tv.
Ekipi i Amir Rrahmanit mbetet lider pas shtatë xhirove, me 16 pikë, pasuar nga kampioni aktual, Inter, që ka dy më pak, kurse Juventus është i treti me 13 sosh.
Serie A
Inzagi ndryshon 7 lojtarë për ndeshjen me Torinon, Asllani mbetet në stol
Published
5 days agoon
5 October 2024Paraqitja jo e mirë në derbin me Milanin i ka kushtuar shumë Kristjan Asllanit, i cili që prej atij takimi nuk ka marrë shumë minuta loje.
Ditën e sotme Interi do të sfidojë Torinon në “San Siro” dhe Simone Inzagi pritet që të ndryshojë përsëri ekipin krahasuar me formacionin, i cili luajti ndeshjen e vlefshme për Champions League në mesjavë.
Për duelin e sotëm Inzagi ka projektuar rotacion të rëndësishëm duke aktivizuar plot 7 lojtarë të ndryshëm nga 11-ja e cila mundi Cervena Zvezdën 4-0.
Mes emrave nuk figuron ai i Kristjan Asllanit. Për ndeshjen e sotme Inzagi i ka besuar Çalhanoglusë përsëri gabinën e regjisë.
Formacionet e mundshme
Inter (3-5-2): Zomer; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Fratezi, Çalhanoglu, Mkhitarian, Dimarko; Lautaro, Thuram.
Torino (3-5-2): Milinkoviç-Saviç; Valukievic, Koko, Mazina; Pedersen, Riçi, Tameze, Iliç, Lazaro; Adams, Zapata.