Connect with us

Superliga Shqiptare

𝗘𝗴𝗻𝗮𝘁𝗶𝗮 𝗿𝗶𝗸𝘁𝗵𝗲𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗲̈ 𝘀𝘁𝗲̈𝗿𝘃𝗶𝘁𝗷𝗲 𝗽𝗮𝘀 𝘁𝗿𝗮𝗴𝗷𝗲𝗱𝗶𝘀𝗲̈ 𝘀𝗲̈ 𝗗𝘄𝗮𝗺𝗲𝗻𝗮-𝘀

Published

on

K.F. Egnatia është rikthyer në stërvitje pas atij rasti tragjik të fundjavës që lamë pas, ku si pasojë e një arresti kardiak ndërroi jetë sulmuesi i ekipit nga Rrogozhina, Raphael Dwamena.

Me dorën në zemër dhe me sytë e përlotur me drejtim nga qielli, lojtarët e Egnatias u kthyen në fushë për të vazhduar përgatitjet.

Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova tashmë ka një arsye më shumë për të fituar kampionatin, natyrisht diçka e tillë do synohet në nder të yllit ganez që u shua papritur në moshën 28-vjeçare. Raphael Dwamena shënoi jo pak por 20 gola për ekipin shqiptar. Ish-kapiteni ka mbajtur veshur më parë fanellën e Vejle, Levante UD apo Real Zaragoza.

Superliga Shqiptare

Barazim në Rrogozhinë, Egnatia e Vllaznia ndajnë pikët në javën e 13-të

Published

on

Ishte rezultati më i drejtë për këtë sfidë.

Egnatia e Vllaznia e kanë nisur me barazim javën e 13-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, me kampionët në fuqi dhe “Kuqeblutë” e Shkodrës që kanë stakuar në shifrat 1-1 sfidën në “Arena Egnatia”.

Goli i parë erdhi nga vendasit, të cilët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e parë falë “fantazistit” të mesfushës, Regi Lushkja, për t’u barazuar gjithçka në minutën e 57’-të, falë talentit 19-vjeçar Kevin Dodaj, i cili shënon golin e dytë radhazi, dhe për këtë sezon, me fanellën e shkodranëve.

Falë këtij rezultati, Vllaznia ngjitet në vendin e parë të renditjes me 22 pikë, 1 shumë se “Demat e Kuq” të Partizanit, ndërsa Egnatia ngjitet në vendin e 3-të me 20 pikë. /i.m /abcnews.al

Continue Reading

Superliga Shqiptare

Egnatia rikthehet tek fitorja pas tre javësh

Published

on

Egnatia rikthehet tek fitorja pas tre javësh!

Rrogozhinasit fituan 1:0 ndaj Tiranës për të marrë 3 pikë me tepër vlera në këtë pikë të sezonit.

Goli I vetëm u shënua nga Edison Ndreca në minutën e 40 të sfidës.

Një fitore që e ngjit Egnatian në kuotën e 19 pikëve, ndërsa zhyt në krizë Tiranën.

Pas 12 javësh, bardheblutë të mbetur edhe pa tifozë në tribuna kanë 11 pikë dhe nuk fitojnë prej 5 sfidash radhazi.

 

Standings provided by Sofascore

Continue Reading

Superliga Shqiptare

Daja nuk fshihet: Shkojmë për t’u përballur frontalisht me Egnatian

Published

on

Dinamo City përballet sot me Egnatian në stadiumin e Rrogozhinës, në orën 14:00, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Trajneri Ilir Daja, në konferencën për shtyp para kësaj sfide, mes të tjerash ka theksuar:

“Kemi pasur stabilitet në rezultate 7 javët e fundit. Egnatia është kampione e dyfishtë e sezonit të kaluar dhe një pjesë e të mirë të ekipit e ka edhe këtë vit. Mendoj se është favorite për ‘Final 4’, ka cilësi dhe lojë të konsoliduar. Ka meritë trajneri Tetova dhe stafi i tij.

Duhet të kemi ritëm të lartë, pasi rrogozhinasit posedojnë lojtarë që iu përshtaten kundërsulmeve të shpejta. Shkojmë të përballemi frontalisht me Egnatian, duke kërkuar maksimumin, edhe pse është shumë e vështirë.

Statistikat? Japin një orientim, por gjërat ndryshojnë. Futbolli është bërë shumë dinamik tashmë. Çdo lojtar i mirë që del dhe bën diferencën, ikën në një kampionat më të fortë. Statistikat janë bërë për t’u ndryshuar, kështu që me gjithë respektin që kemi, nuk shkojmë të dorëzuar në Rrogozhinë. Do luftojmë të ruajmë ecurinë pozitive.

Derbi ishte pozitiv, sepse ishte hera e parë që nuk pësonim gol. Në atë ndeshje kishim edhe mungesa, por ata që luajtën bënë mjaft mirë. Në pjesën e parë të derbit ishim të konsoliduar në të dyja fazat e lojës dhe kjo është shumë pozitive. I mëshova faktit, sepse ishte pjesa më e mirë që kemi bërë.

Nuk na duhet vetëm ngritja e nivelit fizik. Duhet të administrojmë më shumë topin, që potencialin fizik ta menaxhojmë në një shtrirje më të madhe se 60 minuta lojë. Fusha e mirë e Rrogozhinës është pozitive për të dyja ekipet, terreni i mirë favorizon lojën e bukur dhe spektaklin. Duhet ta shfrytëzojmë, sepse kemi lojtarë teknikë. Mbi të gjitha duhet të kemi ritëm që ta përballojmë Egnatian”.

Edhe në këtë ndeshje, trajneri Ilir Daja do të ketë mungesa, siç janë dy mbrojtësit Rustem Hoxha dhe Mateo Muzek.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=